Diell dhe temperatura të larta në mesditë, parashikimi i motit për sot

schedule07:16 - 16 Shtator, 2021

schedule 07:16 - 16 Shtator, 2021

Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës paraqiten në ndikimin e motit të kthjellët kryesisht në zonat bregdetare dhe të ulta, ndërsa zonat përgjatë kufirit lindor do kenë kalime vranësirash të lehta.

Por orët e pasdites dhe mbrëmjes sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë shqipërinë edhe pse nuk priten reshje.

Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin e së premtes.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në vlerat minimale dhe maksimale duke bërë që vlerat ekstremale ditore të luhaten nga 14°C deri në 33°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Orët e para të mëngjesit dhe mbrëmja PARAQITEN me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash, POR nuk do të krijojnë mundësi për reshje. Ndërsa në pjesën tjetër të ditës parashikohet që kthjellimet të jenë mbizotëruese dhe vranësirat e lehta shum pak prezente në verilindje të Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të jenë dominuese në të gjithë territorin e MV, duke sjell alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta. Por parashikohet që gjatë mbrëmjes vranësirat të bëhen më të shpeshta, ku më të fokusuar do të jenë në Lindje të MV./abcnews.al