Në prag të ndeshjes së parë çerekfinale të Champions League mes Atletico Madrid dhe Borussia Dortmund, Diego Simeone, trajneri i “Colchoneros” foli për të ardhmen e tij.
“Kam një kontratë edhe për dy vjet në Madrid, por në kokën time kam një tjetër ide.
Në Itali jam ndjerë gjithmonë mirë, futbolli italian më mësoi shumë edhe kur drejtoja Catania, shpresoj të kthehem një ditë sepse e dua futbollin italian”, është shprehur ai./h.ll/abcnews.al