Diego Costa drejt kalimit në Turqi, zbulohen detajet e marrëveshjes

schedule17:14 - 17 Qershor, 2021

schedule 17:14 - 17 Qershor, 2021

Diego Costa ndërpreu bashkëpunimin me spanjollët e Atletico Madrid në merkaton e dimrit dhe qëndron pushim prej ditëve të para të muajit janar.

Sulmuesi potent po kërkon për një ekip të ri dhe e ardhmja e tij mund të jetë Turqia. Kampionët në fuqi të Besiktas janë të interesuar për shërbimet e tij.

AS shkruan se 32-vjeçari me origjinë braziliane, kërkoi në fillim një rrogë prej 4 milion eurosh në sezon, ndërsa bardhezinjtë i ofrojnë një kontratë 2-vjeçare me 2.5 milion euro në sezon.

Diego Costa do të përfitojë edhe 1.5 milion euro në momentin që do të firmosë me Besiktas. Agjenti po punon për të gjetur akordin final dhe gjithçka mund të mbyllet për shifrën e 3 milion eurove në sezon. /abcnews.al