Armando Broja realizoi një tjetër gol me Chelsea mbrëmjen e kaluar. Sulmuesi shqiptar u fut në fushë në pjesën e dytë në miqësoren e fituar 2-1 nga Bournemouth, dhe zhvilloi 45 minuta shumë pozitive.
Në minutën e 72-të barazoi momental rezultatin me golin e tij. 19-vjeçari stopoi bukur një top të ardhur nga krahu i majtë dhe e dërgoi atë në rrjetën e ekipit kundërshtar.
E dyta sfidë miqësore me Chelsea, dhe i dyti gol për Brojën, i cili ka fituar menjëherë dashurinë e tifozëve të kampionëve në fuqi të Champions League.
https://streamable.com/oic3tb
Komentet për djaloshin e talentuar nga Malësia e Madhe, kanë qenë shumë pozitive. Elozhe pafund në rrjetet sociale për Brojën, i cili shpreson të qëndrojë me ekipin e parë sezonin e ardhshëm.
“Fantastik dhe e ardhmja e klubit tonë” e cilësojnë lojtarin shqiptar tifozët e Chelsea. Një tjetër e quan si Giroud i ri, teksa të gjithë bien dakord që Broja është më i mirë se Abraham.
“Është vetëm 19 vjeç, por ka fizikun e Diego Costa“, ndërsa një tjetër shkruan: “Kujt po i plas për Haaland, ne kemi Brojën“. “Harrojeni blerjen e Haaland, jepini një shans djaloshit shqiptar“, shkruan një tjetër.
“Është një bishë brenda zonës kundërshtarë“, vijojnë tifozët e Chelsea, ndërsa ka edhe komente të tilla si: “Çfarë talenti, Broja është Drogba i ri“, por edhe “Diego Armando Broja“… /abcnews.al