Diçka nuk po shkon, 4 vrasje në një ditë, çfarë po ndodh në Shqipëri

schedule09:37 - 31 Gusht, 2022

schedule 09:37 - 31 Gusht, 2022

Vëllai  vret vëllanë dhe kunatën, ish-dhëndri vret vjehrrin dhe kunatin”, këto kanë qenë titujt kryesorë të lajmeve gjatës ditës së djeshme.

Dy vrasje që kanë tronditur mbarë opinionin publik në Shqipëri. Rasti i fundit është vrasja ne rrugën e Kavajës, ku vëllai vrau me armë zjarri vëllanë dhe kunatën e tij, teksa këta të fundit ndodheshin në biznesin e tyre.

Ndaj dy bashkëshortëve Dritan dhe Nora Muskurti u qëllua me 5 plumba.

Ndërsa autori i vrasjes, Arseni Muskurti u arrestua rreth dy orë më vonë në zonën e 5 majit në kryeqytet, së bashku më bashkëshorten dhe djalin, në tentativë për tu larguar drejt Dibrës.
Ai nuk ka bërë rezistencë gjatë prangosjes. Policia nuk i gjeti armën e krimit, të cilën autori tha se e kishte hedhur në një kosh plehrash.

Në operacion për kapjen e Arsen Muskurtit mori pjesë edhe RENEA, për shkak të rrezikshmërisë së tij

Lexo edhe: VIDEO/ 14 sekonda zgjati skena e vrasjes në Tiranë, autori në gjendje të rënduar psikologjike, heshti para policisë

Dy bashkëshortët dhe familjari i tyre kishin pasur debate prej kohësh, të cilat u përshkallëzuan deri në krimin e sotëm. Përplasjen më të fundit e kishin pasur para dy ditësh.

Dy vëllezërit kishin qenë bashkëpronarë të Agjencisë së Udhëtimeve, por nga janari i këtij viti Arsen Muskurti nuk ishte më ortak në këtë biznes. Dyshohet që problemet e pronësisë së Agjencisë së udhëtimeve të kenë qenë shkak për konfliktin mes vëllezërve.

Aktualisht Arsen Muskurti kishte një dyqan parfumesh, shumë pranë me Agjencinë e të vëllait.

Por probleme të tjera familjare mund ta kenë rënduar edhe më tepër përplasjen e autorit të krimit më të vëllain dhe bashkëshorten e tij. Dy familjet jetonin në banesa ngjitur njëra –tjetrës, në zonën e Alliasit.

Nga disa shkrime në profilin e FB të autorit Arsen Muskurti, predikues i fesë islame, vihet re se ai akuzonte vëllain Dritanin dhe gruan e tij se përmes profileve false shanin dhe shpifnin kundër tij dhe familjes.

Nga fjalët e ashpra të përdorura në mesazhet e tij, vrasja e dyfishtë duket një krim i paralajmëruar.

Të dy vëllezërit Muskurti kishin nga dy emra, autori Arsen dhe Hamza, ndërsa Dritani mbante dhe emrin Alban.

Mbrëmjen e 29 gushtit në Lezhë ndodhi gjithashtu një krim i rëndë, ku babë e bir u vranë nga ish-dhëndri i tyre, Besnik Pjetri.

Krimi i rëndë ka ndodhur në Grykë Zezë të Lezhës, ndërsa motivet e vrasjes duket se kanë qenë konfliktet që autori ka pasur me familjarët e ish-bashkëshortes së tij, me të cilën kishin 6 vite të divorcuar.

Lexo edhe: Krimi i rëndë në Lezhë, ish-dhëndri vrau babë e bir te dera e shtëpisë, ende nuk është kapur nga policia

Ai nuk ka qenë dakord për këtë ndarje dhe vazhdimisht ka debatuar me ish-vjehrrin për këtë çështje.

Ditën e djeshme ai ka mësuar se ishin kthyer nga Italia ku jetonin prej 20 vitesh dhe ka shkuar në banesën e tyre duke i qëlluar me automatik, duke i lënë të vdekur.

Autori dhe ish bashkëshortja kanë jetuar ne Itali, pas divorcit kanë qëndruar në vendet e BE-se dhe prej pak kohesh ishte kthyer ne Shqipëri.

Sakaq bëhet me dije se ish-gruaja e kishte denoncuar për dhunë në Itali, ku edhe ka bërë 2 vite burg. Besnik Pjetri është ende në arrati, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e tij./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!