Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dibrani që u bë viral me kryebashkiakun e ri të Nju Jorkut: “Mamdani e do Shqiponjën dhe shqiptarët!”

schedule14:24 - 12 Nëntor, 2025

schedule 14:24 - 12 Nëntor, 2025

Në zemër të metropolit më të madh të botës, Nju Jorkut, një shqiptar po bëhet simbol i krenarisë kombëtare mes punëtorëve të qytetit.

Ai quhet Arlind Lela, me origjinë nga Dibra e Madhe, por i lindur dhe rritur në Nju Jork, ku prej vitesh punon si përfaqësues i Sindikates 32BJ, një nga sindikatat më të fuqishme të punëtorëve në Shtetet e Bashkuara.
Së fundmi, emri i tij është bërë i njohur përtej komunitetit shqiptar falë një fotografie virale me kryetarin e sapo zgjedhur të bashkisë së New York-ut, Zohran Mamdani.

Fotoja e tyre, ku Mamdani bën me duar simbolin e shqiponjës dykrenare, është shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale dhe është kthyer në një shenjë miqësie e respekti ndaj shqiptarëve që jetojnë në këtë qytet.
“Sa herë që takohemi, Mamdani më përshëndet duke bërë shqiponjën. Kjo më bën shumë krenar,” – tregon Arlind Lela për “ABC e Mëngjesit”.
“Ai e do komunitetin shqiptar. Na respekton sepse jemi punëtorë, familjarë dhe kontribuues të ndershëm në jetën e Neë York-ut.”
Arlindi tregon se njohja me Mamdanin nisi gjatë takimeve të sindikatës, pasi 32BJ e mbështeti hapur kandidaturën e tij për kryetar bashkie.
“Pasi u zgjodh kandidat, ne e mbështetëm fort. Kemi biseduar shpesh, dhe kur i tregova që jam shqiptar, në mes të bisedës bëri menjëherë shqiponjën me duar,” – rrëfen ai me buzëqeshje.
“Madje më tha që në të ardhmen do të flasim më shpesh, sepse kemi shumë punë për të bërë për komunitetet e punëtorëve.”

Lela, i cili ka lindur në Nju York në qytet, thekson se prindërit e tij janë nga Dibra e Madhe, ndërsa vetë është dhëndër në Kosovë, një tjetër dëshmi e lidhjeve të forta që ruan me rrënjët shqiptare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!