Ashtu si procesi i votimit, edhe procesi i numërimit në qarkun e Dibrës ka pasur incidente të pakta dhe numërimi po vazhdon në të gjitha KZAZ-të.
Gazetari i ABC Xhevahir Zhabina raporton se ka pasur një moment të vetëm kur dy persona të paautorizuar kanë tentuar të futen në KZAZ por me ndërhyrjen e policisë, situata është kthyer në normalitet.
Deri më tani janë numëruar më pak se 50% e kutive të votimit, konkretisht 47 nga 101 në total.
Dhe me ritmet e deritanishme pritet që procesi të përfundojë në orët e paradites së nesërme.
Dibra ka 5 mandate deputetësh, nga 6 që kishte në zgjedhjet e kaluara, për shkak të uljes së popullsisë në këtë qark./mv.abcnews.al