Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dibra, 4 me 1”, Rama parashikon përmbysje të rezultatit në 11 maj

schedule19:09 - 17 Prill, 2025

schedule 19:09 - 17 Prill, 2025

Kryesocialisti Edi Rama takoi vajzat e gratë në Peshkopi, për ti kërkuar votën më 11 maj. Në llogaritë e Ramës, me rëndësi janë votat e grave, të cilat do e shpallin fituese PS.

“PS e mbështesin 56% e grave, ka disa qarqe në 65%, Dibra është 60%. Nëse ne kemi 60% të grave, nëse kemi shumicën e votuesve të parë, na duhet gjysma e burrave. Gjysma e burrave janë normalë në këtë vend, gjysma çyrykë.”

Përveç Rrugës së Arbrit, Rama paralajmëroi edhe hapjen e 4 rrugëve të tjera në Dibër.



“Edhe pak ditë, dhe Peshkopi-Maqellarë, që lidh Peshkopinë me Rrugën e Arbrit, hapet. Pamë sip o mbyllen punimet te rruga e Cerenecit. Keni mundësi të dilni në Durrës, por edhe Pogradec, nga Librazhdi. Po punojmë edhe për pjesën tjetër, të Burrelit, Rrëshenit, shumë shpejt mbyllim edhe Rrugën e Lurës. “

Kryesocialisti u kujtua se po u fliste patriotëve të Altin Dumanit, dhe u tha dy fjalë edhe për drejtësinë.

“Altin Dumani, meqë është i zonës në këtë vend, ka qenë prokuror shumë vite, kishit dëgjuar Dumanin të thërriste ndonjë person të njohur jo. Si u bë kaq i fortë? Sepse ne ia dorëzuam shpatën. Pastaj thonë, si votoni PS, gjysma e qeverisë në burg. Nëse po shihni që ka barazi para ligjit, këtë e bëri PS. “

Kurse për opozitën, u shpjegoi se plani i Berishës për të shkrirë SPAK, është një plan për të shpëtuar veten.

“Se jeni qafën e bufit këtu. Qafën e bufit e latë, vini direkt në Tiranë. Tani duhet ta lini dhe bufin, demokratët, del bufi thotë do shkrij SPAK. Ou, pop se? Tani shqiptarët të bëhen bashkë, tia japin bufit. Që Bufi të rrijë akoma në qafë të demokratëve e shqiptarëve. Jo ore.”

Rama kishte dilemma në fillim  për rezultatin në DIbër më 11 maj, por bashkë me gratë në korr shpallën objektivin.

“Nga Burreli në Peshkopi, 4-1 s’ka bo vaki”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!