Diaspora voton në 2025, hapen 2/3 e listave! Miratohet drafti PS-PD për Kodin Zgjedhor

schedule22:21 - 26 Korrik, 2024

schedule 22:21 - 26 Korrik, 2024

Në Kuvendin e Shqipërisë u miratua me 106 vota pro drafti i dakordësuar PS-PD për Kodin Zgjedhor.

Kundër votuan deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Dashnor Sula. Edhe këtë herë, Lulzim Basha nuk mori pjesë në votim, duke u larguar nga salla e Kuvendit.

PS dhe PD arritën të formulojnë një draft të përbashkët për votën e diasporës dhe formulën që përcakton hyrjen e deputetëve në parlament.

Formula parashikon një hapje të pjesshme të listës së kandidatëve për deputetët.

Sërish pjesa më e madhe e atyre që do të hyjnë në parlament do të vijë si përcaktim i kryetarëve të partive, pasi vetëm për 2/3 e saj do të votohet dhe do të shkojnë në Parlament, si preferencë e zgjedhësve.

Sa i takon votës së Diasporës, do të votojnë të gjithë ata shqiptarë që janë jashtë vendit dhe që do duan të ushtojnë të drejtën e votes, që po u mundësohet për herë të parë.

Votimi nga jashtë do të kryhet përmes postës dhe i është lënë në dorë KQZ të vendosi se cilin shërbim postar do e mundësojë votën nga jashtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!