Sekretarja për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Socialiste, Romina Kuko thotë se platform elektronike që u jep mundësinë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendin të votojnë në zgjedhjet në 2025, ka disa fasha sigurie.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Kuko u shpreh se kjo do e bëjë të pakontestueshme votën e emigrantëve shqiptarë.
“Platforma ka disa fasdha sigurie, e bën një platformë të pakontestueshme. Nuk mund të kontestohet për sigurinë. Aty janë disa elementë që duhet të përfshihen në platformë, të dhënat personale, edhe të dhënat biometrike. Sot pamë që kjo platformë është platformë serioze, që do jetë e pakontestueshme për votën e diasporës. Diaspora e ka të mundur të votojë. Kemi pasur mbledhje maratonë, ajo e buxhetit ishte më e rëndësishme. Ishte një buxhet shumë i madh. Por duhet të kishim edhe mbledhje shtesë, siç ishte ajo e djeshma. Kshim bonusin e qerasë, për personat që preken nga punimet në bulevardin e ri. Kishim edhe vendim tjetër, kishte të bënte me planin e biodiversitetit në Tiranë. Sfidat dhe problemet mjedisore, Tirana ka nevojë të ketë planin e biodiversitetit”, theksoi ajo./abcnews.al