Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Diaspora”, testohet platforma/ Zgjedhjet, mundëson regjistrimin e emigrantëve shqiptarë

schedule11:21 - 27 Dhjetor, 2024

schedule 11:21 - 27 Dhjetor, 2024

TIRANË- Duke filluar nga 11 janari, të gjithë emigrantët të cilët do të ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit do të mund të regjistrohen në platformën online të prezantuar këtë të premte nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Platforma, e cila u testua nga ekspertë të IT, do të jetë e aksesueshme për qytetareët në faqen zyrtare të KQZ.

Fillimisht, do duhet që ata të krijojnë një llogari nëpërmjet numrit të telefonit apo email dhe me konfirmimin e tyre do të plotësojnë edhe të dhënat e tjera si data e lindjes, vendi apo edhe numri personal, ku fillimisht do të vendoset faqja ballore e dokumentit të identifikimit e më tej pjesa e pasme e dokumentit.

Më tej, aplikimi do të shkojë në Hapësiren dedikuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Nese institucioni e aprovon kërkesën apo nese ajo refuzohet do ti dërgohet aplikuesit me sms ose email. Gjithashtu, në një hapësirë të tretë, partitë politike do të mund të ndjekin në kohe reale regjistrimin e diaspores.

Në rast se qytetaret do të kenë mungesë të dokumentacionit apo gabime në plotësimin e të dhënave do të mund të sinjalizohen nga platforma, për ta ribërë aplikimin./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!