Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Diaspora, potencial i pazhvilluar/ Nishori: Të kalojmë në investime konkrete. Gjoka: Çështjet e pronësisë, sfidë për investitorët

schedule20:31 - 17 Prill, 2026

schedule 20:31 - 17 Prill, 2026

Sipërmarrësi Përparim Nishtori thotë se diaspora duhet të integrohet dhe të ketë investime konkrete.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Nishtori u shpreh se ka investitorë nga disapora që duan të investojnë në Shqipëri, por janë të paqartë.

Ndërsa Gjin Gjoka nga Dhoma e Biznesit Shqiptar, u shpreh se duhen politika kombëtare për thithjen e investimeve.



Sipas tij, çështjet e pronësisë në vendin tonë, janë sfidë për investime.

Përparim Nishtori: Duhet që diaspora të integrohet dhe të ketë ndikim. Duke mos e përjashtuar as Kosovën. Të jemi pjesë e angazhimeve të projekteve të viteve në vazhdim. Investitori nuk ka frikë nga Shqipëria, ka frikë nga paqartësia. Çfarë do nxjerr nga investimi? Emocioni që kam, është lajm i mirë. Duhet ta kanalizojmë këtë dashuri në investime. Për investim duhet pak më shumë se dashuria dhe emocionet. Duhet siguri për kthimin e investimit.

Gjin Gjoka: Nëse do flasim specifikisht, ka disa organizma që janë organizuar, por nuk po mjafton kaq sa po bëhet. 2.2 milionë shqiptarë jashtë, kanë trashëgimtarët e tyre, nëse punohet për të afruar diasporën, do ishte në të mirë të kombit. Kur flasim për diasporën, flasim për dikë edhe që ka punuar disa profesione, ka fituar para me djersë. Ne po rritemi nga ana intelektuale. Rreth 120 mijë biznese të regjistruara, nëse nuk u japim mbështetje të vogël, Shqipëria nuk është vetëm vend turizmi. Duke parë këtë potencial, në SHBA ose vende të tjera, ka shqiptarë që kanë 1.5 milionë euro para në llogari. Një nga problemet, është prona, duhet të certifikohet me tapi, të huajt nuk e konceptojnë një kontratë porosie, ta blejë pa pasur tapi. Duhet të marrë një zgjidhje. Kemi për të bërë shumë për diasporën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!