Diaspora, mbërrijnë dhe 3200 vota/ Vazhdon votimi i shqiptarëve jashtë vendit

schedule19:40 - 18 Prill, 2025

schedule 19:40 - 18 Prill, 2025

Qindra fletë votimi nga Shqiptaret jashte vendit po mbërrijnë çdo ditë në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, duke shënuar kështu nje moment historik për jeten politike të vendit.

Dërgesa e dytë me 3332  zarfet nga diaspora u prit nga përfaqesues të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe partive politike.

Pasi iu nënshtruan procedurave të skanimit, zarfet me fletët e votimit u ngarkuan në automjetin e kompanisë postare për tu nisur drejt parkut olimpik nën masa sigurie…

Me mbërritjen në Parkun Olimpik, fletët e votimit u moren  në administrim nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Pas verifikimit dhe skanimit të barkodeve, ato u mbyllën në kuti, të ndara sipas qarqeve.

Fletët e votimit do të monitorohen me kamera 24/7 dhe do të hapen me 11 maj, paralelisht me nisjen e votimit brenda vendit.

Nuk ka asnje dyshim qe jo vetëm përgjatë kësaj fushate zgjedhore por me 11 maj, ditë kur do të nisi numërimi e gjithë vëmendja do të jetë pikërisht këtu, në Parkun Olimpik, jo vetem se diaspora voton per here te pare, por se vota preferenciale e tyre në nje të ardhme të afert mund të ndikoje edhe për drejtimin politik që merr Shqipëria./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!