Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Diaspora, kthim në shtëpi/ Kastrati: Gjuha arbëreshe, e ruajtur me fanatizëm prej 6 shekujsh

schedule20:22 - 13 Prill, 2026

schedule 20:22 - 13 Prill, 2026

Tirana do të mirëpres Samitin e katërt të Diasporës e cila pati mbrëmjen e së hënës ceremoninë hapëse. Diana Kastrati nga Institucioni Arbëreshë tha për Real Story se gjuha arbëreshe është e ruajtur me fanatizëm prej 6 shekujsh.

Kastrati shtoiu më tej se shteti italian i ka mbështetur gjithashtu duke përmendur ligjin e vitit ’92 ku u sanksionua vendosja e emrave dhe tabelave për tu njohur me identitetin.

“ Pas 5 shekujsh që është ruajtur në mënyrën më të shkëlqyer, shteti italian arriti ta njohë si minorancë gjuhësore dhe kemi ligjin 482 të vitit ‘92, ku për herë të parë njihen 12 komunitete gjuhësore në Itali, ndër të cilët edhe arbëreshët, duke iu sanksionuar vendosjen e emrave dhe tabelave për t’u njohur identiteti.



Nëse ligji i njeh të 11 të tjerat, ishte arritje e madhe, por nuk detyron që gjuha të futet në kurrikulat e shkollave fillore dhe kjo i lihet në dëshirën e kryetarëve të bashkive. Nëse nuk vendoset në mënyrë të detyrueshme, ai identitet është mbajtur fort te gjuha dhe ritualet që janë ngjizur aq fort, si dhe feja, riti bizantin.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!