Diaspora kërkon votën, Krrashi: Mungojnë aktet ligjore. Petraj: Ka zgjidhje, por emigrantët duhet të regjistrohen me adresa

schedule23:47 - 2 Maj, 2024

schedule 23:47 - 2 Maj, 2024

Deputeti i Partisë Socialiste, Lavdrim Krashi thotë se votimi për disaporën shqiptare, aktualisht nuk mund të realizohet për shkak se mungojnë aktet ligjore.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Krrashi u shpreh se nuk është e vështirë zgjidhja e çështjes nga ana teknike.

Ndërsa avokati Edmond Petraj deklaroi se ka një zgjidhje, por se emigrantët shqiptarë duhet të regjistrohen me adresa.

Pjesë nga diskutimi

Lavdrim Krrashi: Unë nuk i di detajet ose mënyrën sesi këta të rinj kanë arritur të hyjnë në parlament. Për mua ishte një ngjarje fantastike, një protestë qytetare. Nuk e kuptoj pse Garda e Republikës i shoqëroi kur ishin me një sjellje qytetare. Ata nuk po shkaktonin asnjë lloj ndërprerje të parlamentit, është një e drejtë që për fat të keq, koha e diktaturës kur diaspora konsiderohej si armike e Shqipërisë, sot diaspora shqiptare është shteti social i munguar i Shqipërisë. Ka 30 vite që është bërë kjo gjë. Partia Socialiste, edhe në komisionin për reformën zgjedhore, ishte e vetmja që propozoi një draft, duhet bashkëpunim, arrihet në bashkëpunim me opozitën. Ka nevojë për votat e të gjitha partive, diaspora është Shqipëri. Kodi Zgjedhor për zgjedhjet në Shqipëri, ia jep të drejtën e votës diasporës.

Edmond Petraj: Më bëri përshtypje kjo protesta. Unë jam marrë me pjesën e emigrantëve. Ka shumë ngërçe. Problemi është më i rëndë se kjoq ë mendohet. Ata duhet të votojnë, por pjesa më e madhe e shtetasve shqiptarë nuk kanë adresë të saktë, të përkohshme, bëhet shumë e vështirë komunikimi. Skanë adresa komunikimi efekti i parë është teknik. Të rregullohen gjërat teknike, pastaj të bëhet një ligj. Është detyrim juridik që shtetasit shqiptarë të kenë adresë të përkohshme. Ky është ngërç teknik.

Lavdrim Krrashi: Nuk është e vështirë nga ana teknike. Regjistrohesh me e-Albania për adresat. Qeveria e Shqipërisë e ka për detyrë të krijojë platformën për regjistrimin e shqiptarëve. Ka 20 mijë emigrantë që e kanë regjistruan emrin dhe adresën e tyre në vendin ku jetojnë. Nuk po votojnë sepse nga ana ligjore, Kuvendi thotë. Si do bëhet vota, si do numërohet vota. Ky është shansi i fundit që të ketë diasporën të përfshirë. Pas 5 ose 10 vitesh do të jetë vonë, do të humbë interesi i diasporës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!