Diaspora kërkon votën/ Emigranti që protestoi në Kuvend: Një problem që e kemi të gjithë. E kemi kokën pas, duam të kontribuojmë

schedule20:22 - 2 Maj, 2024

schedule 20:22 - 2 Maj, 2024

Diaspora protestoi në parlament. Në seancën plenare të së enjtes, përfaqësues të diasporës kërkuan zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe lejimin e diasporës që të votojë aty ku jeton dhe punon. Për këtë po diskutohet në emisionin “Real Story”, ku të ftuar janë dy nga protestuesit Arbër Lleshi dhe Elio Shyti.

Elio Shyti, i cili jeton prej shumë vitesh në Gjermani, u shpreh se shumë emigrantë kanë shprehur gatishmërinë ndërsa shtoi se dëshirojnë të kontribuojnë edhe pse janë larguar nga vendi.

“E rëndësishme është që në vitin 2025 të mos kemi nevojë ta përdorim më banerin dhe të zgjidhet çështja. Ideja nisi shumë spontane duke qenë në kaq kohë prisnim që të realizohej vota  e emigrantëve. Nisi në rrjete sociale, kontaktuam me njëri-tjetrin dhe njerëzit kishin shumë interes. Sidomos emigrantë në Gjermani, Austri, Itali kanë treguar shumë interes dhe ishin gati për të nisur protestat. Një djalë u shpreh se prej 10 vitesh në Itali nuk kam pasur mundësi të votoj dhe më iku e gjithë rinia pa patur mundësi të votoj. Ky është një problem që të gjithë e jemi. Jemi detyruar të ikim nga kushtet e vështira por pjesa më e madhe e ka kokën pas dhe do të kontribuojë”, u shpreh Elio./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!