Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Diaspora dhe ngërçi në KQZ/ Sefa: Votat e emigrantëve, maja e diamantit për PS. Kume: Celibashi veproi sipas ligjit

schedule20:28 - 15 Maj, 2025

schedule 20:28 - 15 Maj, 2025

Juristi Endrit Sefa tha për ‘Real Story’ se votat e Diasporës për PS janë si maja e diamantit. Më tej Sefa tha se nuk ka votë që nuk numërohet.

“Ka një marrëveshje mes partive. Ps i interesojnë votat e Greqisë si maja e diamantit, dhe PD që do të dali nga gropa që ka rënë vetë.

Nuk ka votë që nuk numërohet, beteja ligjore për pavlefshmërisë është debat tjetër. Vendimi i KQZ në lidhje me vëzhguesit janë ato subjekte që nuk kanë interes për votën e emigrantëve dhe hapin merkato.”



Kristaq Kume, ekspert i çështjeve zgjedhore, tha për ‘Real Story’ se Celibashi ka vepruar sipas ligjit dhe se në këto situata del në pah integriteti i administratorit të zgjedhjeve.

“Ka një lexim të ftohtë dhe emocional të ligjit.

Celibashi megjithëse e parandjen koston politike, është distancuar nga ky emocion dhe ka vepruar siç e thotë ligji. Për vëzhguesit ligji e përcakton se kush ka të drejtë të lexojë, dëshira e subjekteve por edhe kandidatëve që kanë pasur vëzhgues në procesin e votimit.

Janë situata të brishta dhe mund të ndryshojë shumë gjë. Në këto situata del në pah integriteti i administratorit të zgjedhjes. Fletët e votimit janë në kuti dhe kanë rezultat, të bëjnë çtë duan partitë politike.” / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!