Diaspora dhe ngërçi në KQZ/ Kume: Dy partitë kryesore duan të jenë ‘garues dhe arbitër’

schedule20:43 - 15 Maj, 2025

schedule 20:43 - 15 Maj, 2025

Kristaq Kume, ekspert i çështjeve zgjedhore, komentoi për ‘Real Story’ zhvillimet e fundit në aspektin politik në vend. Sipas Kumes, në Shqipëri dy partitë kryesore duan të jenë vetë garues dhe vetë arbitër në procesin zgjedhor. Më tej Kume tha se në raportet e ndërkombëtarëve shkruhet se duhet të hiqet nga Kodi Zgjedhor dispozita e partive që mund të heqin komisionerët.

“Si ndërkombëtarët dhe shqiptarët këtu brenda kanë trokitur në derë të shurdhët.

Dy partitë duan të jenë nga fillimi deri në fund garues dhe arbitër. Po të lexosh se çfarë kanë rekomanduar ndërkombëtarët ndër vite dhe reagimet e klasës politike, këta ndërkombëtar si ka mundësi që nuk kanë plasur. Ka 6 raporte ku shkruhet ‘Duhet që nga Kodi zgjedhor dispozita që partitë mund të heqin komisionerët’ të hiqet, ne vijojmë ta kemi. “

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!