Diarre dhe të vjella, mbi 150 qytetarë kërkojnë ndihmë në Prrenjas, spitali nuk ka shtretër

schedule23:46 - 17 Gusht, 2021

schedule 23:46 - 17 Gusht, 2021

Nga Agim Blloshmi

Mbi 150 qytetarë janë paraqitur ditën e sotme në spitalin e Prrenjasit me të njëjtat simptoma, të vjella, diarre dhe temperaturë.

Të shtruar nuk ka për faktin sepse nuk ka vende pasi po rikonstruktohet urgjenca.

Sipas burimeve nga spitali qytetarët që janë paraqitur duke kërkuar ndihmë mjekësore pasi janë vizituar janë larguar për në shtëpi për mungesë shtretërish.

Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me virozë stine sikur është shprehur njëri nga mjekët jashtë kameras apo helmim./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!