Në Bruksel po zhvillohet raundi i radhës i dialogut të nivelit të lartë për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë. Fillimisht përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini takoi presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
Ndërsa aktualisht po bisedon me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Para se të hyjë në takim, Thaçi nënvizoi se gjendet në Bruksel për të shënuar fillimin fazës finale të dialogut për normalizim të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Do të punojmë me vullnetin më të mirë për arritjen e marrëveshjes. Nëse nuk arrihet të dy vendet do të jemi humbës, por unë kam shpresë”, tha presidenti i Kosovës./abcnews.al