Dialogu Prishtinë-Beograd/ Ambasadori i SHBA kritik: Duam ta shohim Kosovën duke avancuar, por disa gjëra po pengohen

schedule13:39 - 10 Qershor, 2024

schedule 13:39 - 10 Qershor, 2024

Në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës sot po mban konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe perëndimi”.

Ambasadori i ShBA-së Jeffrey Hovenier, në këtë konferencë foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, duke kërkuar më shumë bashkëpunim.

“Nuk besoj që të dyja palët po punojnë mirë. Ne duam të shohim Kosovën duke avancuar, por disa gjëra po pengohen. Ish-kryeministri italian u tregua më i sjellshëm, por un nuk mund të jem. Duhet të bëjmë më mirë sepse është një vizion i artikuluar edhe nga Ibrahim Rugova, që të jetë një shtet sovran demokratik. Kam lexuar të gjitha raportet e takimit të djeshëm dhe mendoj që ka pasur shprehje që Kosova është pjesë integrale e Serbisë,. Kjo është pikëpamja e tyre jo e jona. E kuptoj historinë, por SHBA e ka pranuar Kosovës si shtet demokratik dhe sovran dhe kjo është premisa që duhet t’i përmbahemi”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!