Koreja e Veriut ka vendosur të dërgojë një ekip në oplimpiadën dimërore që pritet të mbahet në Korenë e Jugut. Është ky rezutati i parë i tryezës së dialogut mes përfaqësuesve të dy Koreve, që po zhvillohet në një fshat kufitar. Në delegacion do të ketë atletë, sportistë të arteve marciale, grupe mbështetëse me performancë artistike dhe funksionarë të drejtësisë.
Ndërkohë Seuli ka kërkuar në sesionin e mëngjesit të sotëm, që atletë të dy skuadrave të sfilojnë së bashku në ceremoninë e çeljes dhe atë të mbylljes së Lojrave Olimpike Dimërore, të inkurajuar nga një ekip mbështetësish të Koresë së Veriut.
Seul, sipas agjensisë së lajmeve Yonhap, ofroi rifillimin e diskutimeve për takimin mes familjeve të ndara nga Lufta e Koresë në vitin 1950, me mbikëqyrjen e Kryqit të Kuq./abcnews.al