Dialogu me Serbinë, Thaçi bisedë telefonike me Bolton

schedule19:45 - 31 Janar, 2019

schedule 19:45 - 31 Janar, 2019

Pasditen  e sotme, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi zhvilloi një bisedë telefonike me këshilltarin për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, ambasadorin John Bolton.

“Ne biseduam për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për partneritetin e përhershëm mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”, ka deklaruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

Kreu i shtetit të Kosovës ka bërë me dije se, ambasadorin Bolton e siguroi se Republika e Kosovës mbetet e përgjegjshme për vazhdimin e dialogut dhe do të flasë me një zë, ashtu siç ka kërkuar presidenti Trump.

“Ne jemi të bindur se dialogu do të fillojë së shpejti dhe do të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që siguron njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO, BE dhe OKB”, -ka vijuar Thaçi. Ai i ka përsëritur zyrtarit amerikan se Kosova ka ecur gjithmonë përkrah SHBA dhe miqësia mes tyre do të jetë e përhershme. /abcnews.al