Dialogu me Serbinë/ Analisti: Kosova duhet të lëvizë sipas kërkesave të SHBA dhe BE

schedule16:35 - 7 Nëntor, 2023

schedule 16:35 - 7 Nëntor, 2023

https://youtu.be/H9_lGUuXKMQAnalisti nga Prishtina, Agron Hoti thotë se Kosova e ka të domosdoshme të veprojë në bazë të kërkesave që kanë bërë aleatët perëndimorë, BE dhe SHBA.

Ai tha se ka edhe zhvillime pozitive ditët e fundit, ndërsa theksin e vuri te dorëheqja e shefit të shërbimit sekret serb. Sipas tij, kjo tregon se presioni ndërkombëtar ka dhënë efekt mbi Serbinë në raport me Kosovën.

“Ishte e pritshme që do ketë një pasqyrim të gjendjes si në Kosovë dhe në Serbi. Kërkesat janë bërë të qartë edhe në takimet e para ca ditëve ku BE ia ka kumtuar palës kosovare dhe asaj serbe. Ka dhe një zhvillim pozitive, shefi I shërbimit sekret të Serbisë ka dhënë dorëheqjen dhe kjo tregon se presioni I bashkësisë ndërkombëtare ndaj Serbisë që të tërhiqet nga dekonstruktiviteti në veri ka dhënë frytet e saj dhe Serbia edhe ja larguar ushtrinë nga kufiri me Kosovën si dhe ka larguar shefin e shërbimit sekret, I cili konsiderohet si faktori kryesor i lidhur me Rusinë, që projekton destabilitet në BP, më konkretisht në Kosovë. Kosova duhet të bëjmë hapat e kërkuara nga BE, pra që të fillojnë në zbatimin e atij draft-statuti që ka marrë nga përfaqësuesit e BE. Kosova e ka urgjente dhe duhet të lëvizë shpejt drejt asaj që po i kërkohet nga BE dhe ShBA.”, tha ai.

Ai tha se fakti që publiku nuk njohët me detajet e draft-statutit për asociacionin e komunave me shumicë serbe, e bën atë të kritikueshëm dhe misterioz.

“Për vetë fakti që draft-statuti për asociacionin nuk prezantohet në parlament e nuk prezantohet në mediat e Kosovës nga qeveria e bën atë misterioz, sepse kjo qeveria ka qenë më kritikuesja ndaj qeverive të kalaruar dhe tani po bën të njëjtën gjë. Sigurisht që nëse publiku nuk është i informuar për përmbajtën, kjo e rrit spekulimi dhe kritikat”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!