Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç këtë të dielë ka udhëtuar në drejtim të Brukselit, ku pritet që të takohet përfaqësuesin special të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.
Mediat serbe, bëjnë me dije se me presidentin serb në Bruksel do të bisedohet për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, që po zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Ndërkohë Vuçiç pritet që ditën e hënë ta takohet me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe pas kësaj, Vuçiç është planifikuar të takohet me Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.
Një takim tjetër i presidentit serb është planifikuar me Zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian dhe Shefin e Diplomacisë së BE, Josep Borrell, i cili do të organizojë një drekë pune me rastin e vizitës së Presidentit Vuçiç./abcnews.al

