Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak takim me Vuçiç dhe Petkoviç, zbardhen diskutimet

schedule15:23 - 14 Nëntor, 2023

schedule 15:23 - 14 Nëntor, 2023

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka zhvilluar këtë të martë një vizitë në Beograd. Diplomati evropian ka bërë të ditur se është takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe me kryenegociatorin e ekipit të Serbisë në dialog, Petar Petkoviç.

“Pas vizitës time në Kosovë, kam udhëtuar edhe në Beograd për tu përgatitur për takimin e kësaj jave të kryenegociatorëve. Me presidentin Aleksandar Vuçië dhe Petar Petkoviç diskutova rrugën përpara në dialog dhe hapat e mëtejshëm për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, shkruan Lajçak.

/abcnews.al