Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak pas takimit me Bislimin: Biseduam për zbatimin e plotë të marrëveshjes

schedule23:37 - 10 Tetor, 2024

schedule 23:37 - 10 Tetor, 2024

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, u takua me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, në Vjenë.

Lajçak theksoi se po përgatiten për takimin e radhës të kryenegociatorëve në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kisha takim të mirë dhe të dobishëm me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi. Biseduam hollësitë për zbatimin e plotë të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, shkroi ai.

Megjithatë, ai nuk tregoi se kur do të mbahet takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Bislimi, dhe kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ishin në Bruksel për herë të fundit më 20 shtator, ku nuk u pajtuan për takim të përbashkët.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!