Dialogu Kosovë-Serbi/ Ambasadori britanik në Beograd: Asociacioni të formohet sa më shpejt!

schedule15:20 - 26 Prill, 2024

schedule 15:20 - 26 Prill, 2024

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Beograd, Edward Ferguson, ka theksuar se Asociacioni është shumë i rëndësishëm dhe se duhet të formohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Më tej ka shtuar se Asociacioni duhej të ishte formuar ndërsa nënvizon se për Mbretërinë e Bashkuar është një mekanizëm i rëndësishëm që duhet t’iu japë besim komuniteteve serbe në Kosovë lidhur me atë se si mund të kryhen më mirë punët e komunitetit serb në Republikën e Kosovës.

“Asociacioni duhet të ishte themeluar tashmë dhe ne duam ta shohim atë të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne besojmë se është një mekanizëm i rëndësishëm që duhet t’u japë besim komuniteteve serbe në Kosovë lidhur me mënyrën se si mund të kryhen më mirë punët e tyre,” ka thënë Ferguson.

/abcnews.al/