Diagnozë për 20 sekonda me një foto të gjuhës, shqiptari bën aplikacionin inovativ në Kinë

schedule12:27 - 10 Prill, 2024

schedule 12:27 - 10 Prill, 2024

Përparim Gjeka, sipërmarrësi shqiptar shumë i suksesshëm në Kinë, dha një intervistë për emisionin “ABC-ja e mëngjesit”, ku tregoi detaje nga largimi nga vendi deri te jetesa në vendin aziatik. Sipërmarrësi tregoi se është larguar në vitin 1995, kur fitoi një bursë që jepej nga ambasada kineze.

“Ishte një bursë nga ambasada kineze që u afishua në universitetin politeknik. Unë atëherë isha në vit të dytë. Konkurrova, duhet të ishte me mesatare mbi 8, të dije anglisht. Rastësisht pashë afishimin, dhe e fitova bursën. Në fillim u diplomova në vitin 2000. Kam qenë për inxhinieri elektronike në Politeknik, për të njëjtën degë u diplomova atje. Kina kishte nevojë për njerëz si puna ime me gjuhë të huaja. Fillova të merresha me tregti që atëherë. Më pas  nga Shangai, shkova në Amerikë. Në Shqipëri jam kthyer në vitin 2004. “, u shpreh ai.

Atje, Gjeka ka ndërtuar një sipërmarrje të tijën. E nisi me import dhe eksport ndërsa tani merret edhe me materialet e ndërtimit.

“Fillova si fillim me import dhe eksport. Duke zgjeruar rrethion shoqëror atje, kam pasur mundësi për të investuar në fusha të tjera. Kam investuar në fushën e shëndetit me investitorë kinezë, edhe në fushën e materialeve të ndërtimit këtë vitin e fundit. Është një material i ri. Tani nuk ka nevojë të suvatohet por ka materiale të reja me hoje alumini. Ngjitet direkt te tulla dhe është anti zjarr. Tani është futur edhe në Kinë. “, shtoi ai.

Ai ka krijuar edhe një aplikacion për shëndetin.

“E kam pasur si ide që në 2019, pastaj fillova që të eksploroj më tepër në fushën e shëndetësisë. Jam marrë dhe me inteligjencën artificiale. Ka aparate të tilla që në një pasqyrë të nxjerrin komplet parametrat e analizave. Kjo e mjekësisë tradicionale kineze, që me anë të gjuhës, mjekët të kuptojnë se çfarë problemi mund të kesh në organizëm. Ne në dy fotografi të gjuhës, futet në sistem, dhe të dalin analizat brenda 20 sekondash. Të del komplet raporti i komplet trupit. Ngarkohet në telefon. Nuk është futur akoma në Evropë por kjo fushë drejt kësaj po shkon. Tek ky aplikacion është që të gjitha resurset që kanë të bëjnë me parandalimin e sëmundjeve të gjenden në të. Tek ky aplikacion bëhet edukimi për parandalimin”, u shpreh sipërmarrësi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!