Diagnostikohet me kancer nëna e Taylor Swift, mësoni fjalët prekëse dhe këshillat e saj

schedule15:55 - 22 Janar, 2020

schedule 15:55 - 22 Janar, 2020

Ajo është këngëtarja më e pasur dhe e famshme në botë, por prapa sukseseve të Taylor Swift fshihet një dhimbje e madhe. Këngëtarja, e intervistuar nga ‘Vatiety’, ka rrëfyer që po kalon një periudhë të vështirë dhe dramatike. Mamaja e saj Andrea është diagnostikuar me një tumor në tru, teksa po kurohej për një tumor në gjoks. ’Është një moment shumë i vështirë’, deklaron.

“Simptomat e një njeriu që ka një tumor në tru-vazhdon Taylor-nuk kanë asgjë të përbashkët me atë që na është dashur të përballojmë në të shkuarën, kur kemi përballuar sëmundjen e kancerit të gjirit. Na ka rënë bota mbi kokë’.

 

Për t’i qëndruar afër nënës së saj Swift ka reduktuar aktivitetet e saj: ‘Doja të punoja dhe në të njëjtën kohë të kisha nën kontroll atë që po ndodhte në shtëpi. Nuk e dimë se çdo të ndodh, nuk e dimë akoma çfarë kurimesh duhet të bëj. Ajo është shpirti im udhëheqës. Përpara se të marr çdo vendim unë flas gjithmonë me të. Ka qenë shumë e vështirë të flas për sëmundjen e saj’.

Në një tjetër intervistë të fundit për ‘Elle’, këngëtarja ka rrëfyer që sëmundja e nënës i ka ndryshuar jetën: Më ka mësuar që ka probleme të vërteta dhe të tjerat vijnë më pas. Më parë isha në ankth për gjëra të kota, me ulje ngritjet e mia të përditshme, tani të gjitha shqetësimet e mia, stresi im dhe ankthi im janë vetëm për problemet e vërteta’./abcnews.al