Diabeti është një ndër sëmundjet më të përhapura të shekullit. Shumë njerëz kudo në botë janë të prekur dhe tashmë janë mësuar të jetojnë me këtë sëmundje.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, mjeku alternativ Hysni Dakshi ka këshilluar kombinimin e bimëve që ndihmojnë në balancimin e diabetit si gjethet e domates, lëvozhga e fasules dhe mustaqet e misrit.
Sakaq, ai ka zbuluar dhe ilaçin bimor të krijuar nga vetë ai, për të ndihmuar të gjithë pacientët.
“Diabeti tani hyn te sëmundjet e shekullit, pasi vjen nga streset e ditës, obeziteti, ushqimet e pakontrolluara. Amerika dhe Kanadaja kanë më shumë njerëz që vuajnë nga diabeti për shkak të ushqimeve të shpejta.
Diabeti është i tipit 1 që nuk prodhon insulinë dhe nuk përfundon qeliza në gjak. Kurse tipi 2 nuk ka nevojë për insulinë, por për preparate të tjera si bimore.
Njerëzit dhe në kushtet e shtëpisë, pacienti mund ta pijë 3 herë nga 30 pika në ditë para buke. Në këtë mënyrë diabeti balancohet, duhet marrë ilaçet diabeti dhe këtë, arrin një gjendje normale. Normalisht, edhe dieta duhet mbajtur”, u shpreh Dakshi./abcnews.al