Pista qe e çon Angel Di Marian te Juventusit tashmë është reale, pasi “Zonja e Vjetër” ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit të PSG, i cili në fund të këtij sezoni pritet të largohet nga Parisi.
Për t’i bërë akoma më shumë tifozët e bardhezinjve të ëndërrojnë ka menduar Di Maria, i cili nuk ka nguruar të bëjë “like” postimit të fundit të Juves në instagram ku prezantoheshin fanellat e reja për sezonin e ri.
Kaq ka mjaftuar dhe juventinët tashmë janë gati të “fluturojnë”, pasi këtë veprim të mesfushorit argjentinas e kanë marrë si një konfirmim se edhe lojtari dëshiron transferimin në “Allianz Stadium”.
/f.a/abcnews.al