Di Maria hedh poshtë thashethemet dhe kritikat: Juve është shtëpia ime e dytë!

schedule13:26 - 1 Tetor, 2022

schedule 13:26 - 1 Tetor, 2022

Angel Di Maria deri më tani nuk ka arritur t’i japë Juves atë që drejtuesit shpresonin. I njekur nga një dëmtim muskulor dhe një pezullim që i kushtoi dy ndeshje skualifikim te Monza, argjentinasi nuk e ka nisur siç duhet këtë sezon te “Zonja e Vjetër”.

Ish-futbollisti i PSG-së do ta bëjë rikthimin në fushë vetëm në Champions League kundër Maçabi Haifa, por zërat se tashmë është larg ngjyrave të bardhezinjve mohohen në fjalët e tij, kur i kërkohet të komentojë një foto të mesit të korrikut së bashku me Dybala, Pogba, Arthur dhe Alex Sandro.

“Kjo foto daton në ditën time të katërt ose të pestë në Juventus. Epo, dukej se kisha qenë në Juventus për 4 ose 5 vjet. Kjo foto tregon dashurinë dhe atë që Juventusi është në të vërtetë, një familje e madhe. Për mua, që kam ardhur këtu kjo është më se e rëndësishme, ndihem si në shtëpinë time. Që nga dita e parë. Juventusi është familja ime e dytë”, ka deklaruar argjentinasi për “433”. /f.a/abcnews.al