Marcin Bulka, portieri i dytë i PSG, ka dhënë një intervistë për Foot Truck në Youtube dhe ka zbuluar disa detaje interesante për shokët e tij të skuadrës. Ai ka zbuluar diçka në lidhje me Angel Di Maria, i cili dihet që nga Manchester United është larguar duke mbartur inate.
Sulmuesi anësor kishte një raport jo të mirë me ish-trajnerin Louis Van Gaal, ndërkohë që argjentinasi tanimë as në TV nuk dëshiron ta shikojë Manchester United. Bulka tregon atë që ndodh kur në ekran shfaqet diçka për “Djajtë e kuq”.
“Di Maria e urren Manchester United. Ai nuk ka kujtime të mira për periudhën që ka kaluar atje. Në fakt, kur diçka në lidhje me Manchester United shfaqet në TV, ai na kërkon të ndryshojmë kanal direkt”, tregon Bulka. /abcnews.al