Italia planifikon të rihapë ambasadën e saj në Kiev menjëherë pas Pashkëve, sipas një deklaratë të ministrit të Jashtëm italian, Luigi Di Maio, shkruan The Guardian.
“Ne ishim të fundit që u larguam nga Kievi dhe do të jemi ndër të parët që do të kthehemi.
Në të njëjtën kohë ne duhet të intensifikojmë presionin diplomatik për të sjellë Putin në tryezën e bisedimeve dhe për të vendosur një armëpushim midis dy vendeve”, theksoi ministri italian.
/abcnews.al