Di Caprio apel Ramës, Bashës, Kryemadhit dhe Metës: Lumi Vjosa i rëndësishëm për njerëzit në Shqipëri

schedule19:15 - 30 Mars, 2021

schedule 19:15 - 30 Mars, 2021

Aktori i Hollywood-i, Leonardo DiCaprio ka reaguar sërish për mbrojtjen e Lumit Vjosë, në Shqipëri. Ai ka postuar në Instagram një video, ku shfaqet lumi dhe përmend faktin se aktivistët në të gjithë Europën së fundmi i kanë kërkuar qeverisë shqiptare që ta përkrahin parkun ndërkombëtar të Vjosës.

LEXO EDHE: Leonardo DiCaprio ngre sërish zërin për lumin Vjosa, ka një apel për qytetarët

Këtë herë DiCaprio i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, kryedemokratit Lulzim Basha, kryetares së LSI, Monika Kryemadhi dhe presidentit Ilir Meta, duke theksuar rëndësinë që ka mbrojtja e këtij lumi për t’u shndërrohet në park ndërkombëtar.

“Javën e kaluar, në #DitënBotëroretëUjit, aktivistët në të gjithë Evropën i kërkuan qeverisë shqiptare dhe Komisionit të Bashkimit Evropian të mbështesin #Parkun Ndërkombëtar të Vjosës.

Lumi Vjosa është lumi më i madh i egër në Evropë. Janë 300 kilometra që rrjedhin pandërprerë nga burimi i saj në malet në Greqi tek deti Adriatik. Lumi është jetësor, i rëndësishëm për më shumë se 1,100 lloje të peshqve të ujërave të ëmbla dhe është kulturalisht i rëndësishëm për njerëzit në Shqipëri. Dje, Parlamenti Evropian nxiti autoritetet shqiptare “të krijojnë sa më shpejt të jetë e mundur Parkun Kombëtar Vjosa, duke shtrirë tërë gjatësinë e lumit.

Shpërndajeni këtë video dhe kërkoni nga @ediramaal @lulzimbasha @ monika.kryemadhi @ ilirmeta.faqjazyrtare të bëjë të njëjtën gjë”, shkruan ai./abcnews.al

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leonardo DiCaprio (@leonardodicaprio)

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!