Dhurimet vullnetare të gjakut nuk plotësojnë nevojat

schedule15:10 - 14 Qershor, 2019

schedule 15:10 - 14 Qershor, 2019

Nga 1 mijë persona në Shqipëri vetëm 10 dhurojnë gjak, ndërkohë që nevojat janë për dyfishin e kësaj sasie. Në ditën botërore të dhurimit të gjakut ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu bën thirrje për dhurim vullnetar.

Mjaftojnë 10 minuta për të shpëtuar 3 jetë. Moto është për dhurimet vullnetare të gjakut të cilat në vendin tonë janë dy herë më pak se nevojat duke vënë shpesh në vështirësi fëmijët talasemikë.

“Shqipëria ka 10.8 dhurime për 1000 banorë ndërsa nevojat janë dy herë më të mëdha. Nevojat e vendit për gjak janë 20 dhurime për 1 mijë banorë ndaj gjej rastin përsëri, bashkë me miqtë tanë artistë të bëjmë një apel për qytetarët, të dhurojnë gjak”. 

Apeli vjen në Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut. Në mbyllje të fushatës ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shprehet optimiste pasi nëse vijohet me këtë ritëm gjatë verës fëmijët talasemikë nuk do të kenë pengesa për të bërë një jetë normale.

“Gjatë fushatës së dhurimit vullnetar të gjakut në ndihmë të fëmijëve talasemikë, arritëm në 2200 dhurime vullnetare, që mbulojmë një pjesë të konsiderueshme të nevojave për fëmijët talasemikë, në këtë periudhë të vështirë të vitit”.

Pjesë e organizimeve me rastin e Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut u bë dhe Presidenti i Republikës Ilir Meta./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!