Reperi Gold Ag ka uruar të birin me rastin e 1 Qershorit. Ai shkruan se Guerili është një dhurata që nuk mund të blihet me para. “Dhuratë që nuk blihet me para. Çdo ditë është dita jote bir”, ka shkruar reperi krahas fotografisë së të birit.
Kujtojmë që reperi u bë baba për herë të parë në nëntor të vitit 2020. Guerili erdhi në jetë me 28 Nëntor. Reperi është shprehur i lumtur që djali erdhi në jetë në një datë të shënuar për të gjithë shqiptarët, me 28 Nëntor.