Dhuratë për “Ditën e Gruas”, organizata gjermane e ekstremit të majtë saboton Teslën

schedule14:03 - 5 Mars, 2024

schedule 14:03 - 5 Mars, 2024

Pjesë të Berlinit dhe Brandenburg kanë mbetur pa energji, si dhe fabrika e Tesla-s, pas një zjarri në një nënstacion në zonën e Steinfurt, e dyshuar për zjarvënie.

Ekstremistët e krahut të majtë, “Grupi i Vullkanit” morën përgjegjësinë për sulmin në një letër të postuar në rrjete sociale.

“Ne sabotuam Teslën”, thuhej në një letër të postuar në faqen e internetit kontrapolis.info, e cila e përshkruan sulmin si dhuratë për 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas. 

“Tesla konsumon tokën, burimet, njerëzit, punëtorët dhe në këmbim nxjerr jashtë çdo javë 6000 SUV, makina vrasëse dhe kamionë përbindësh”.

Policia gjermane tha se është në dijeni të letrës së nënshkruar Agua De Pau, pas një vullkani në Azores dhe po kontrollon vërtetësinë e saj.

Rikujtojmë se në vitin 2021, aktivistët e ekstremit të majtë morën përgjegjësinë për një zjarr që shpërtheu në lokacionin Gruenheide të Tesla-s, i cili atëherë ishte në ndërtim e sipër.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!