Eni Koçi feston ditën e sotme 25 vjetorin e lindjes. Urimet për këngëtaren kanë qenë të shumta, ndërsa nuk kanë munguar dhe disa fjalë të ngrohta nga e motra, Greta. Ajo ka publikuar një foto me Enin në Instagram, teksa ka shkruar se ndihet me fat që është pjesë e jetës së saj.
“Të dua aq shumë sa nuk e shpreh dot me fjalë. Jam me fat që kam një motër si ti. Ti je motra dhe shoqja ime më e mirë në këtë jetë. Gëzuar ditëlindjen e bukura ime. U bëfsh 125 vjeçe”, ka shkruar Greta. Eni gjithashtu ka zbuluar se ka marrë një dhuratë të këndshme dhe nga prindërit.
“Dhurata më e bukur nga më të shtrenjtët e mi. Mami & babi”, shkruan Eni përkrah fotos teksa ka zbuluar se ka marrë dhuratë një unazë. Kujtojmë që Eni ka qëndruar prej pak kohësh në pauzë nga muzika, pasi siç është shprehur ajo, diplomimi ka qenë prioriteti kryesor për momentin. /abcnews.al