Dhurata që emocionoi Mbretin Charls

schedule14:19 - 12 Mars, 2023

schedule 14:19 - 12 Mars, 2023

Një dhuratë e veçantë, me vlerë të madhe sentimentale, mori Mbreti Charls. Konkretisht, Policia Mbretërore Kanadeze i dërgoi Monarkut një kalë të zi të quajtur Noble.

Është në fakt kali i parë që i është dhënë Charles nga autoriteti i përmendur, i cili gjithashtu i kishte “dhuruar” Mbretëreshës Elizabeth tetë kuaj gjatë mbretërimit të saj. Në fund të fundit, dihet mirë se nëna e Charles kishte një dobësi për kuajt, një dashuri që e trashëguan edhe fëmijët e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The Royal Family (@theroyalfamily)

Lajmi për dhuratën, megjithatë, vjen menjëherë pasi Mbreti Charles bëri dhuratën e tij duke i dhënë titullin Duka i Edinburgut vëllait të tij më të vogël, Princit Eduard.

Buckingham Palace kishte njoftuar më parë se Eduardi përfundimisht një ditë do të pasonte babain e tij si Duka i Edinburgut, por vetëm pas vdekjes së Filipit dhe Mbretëreshës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!