Dhurata për tifozët e zemëruar, United në sulm për bomberin e njohur

schedule17:24 - 5 Maj, 2021

schedule 17:24 - 5 Maj, 2021

Situata te Manchester United nuk është aspak e qetë. Tifozët kanë shpërthyer ndaj pronarëve të klubit. Urrejtja ndaj familjes Glazer ka prekur kulmin dhe tifozët kërkojnë largimin e tyre. Shkaku lidhet me vendimin e United për të qenë një nga klubet themeluese të Super League.

Një gjë e tillë solli edhe anulimin e sfidës ndaj Liverpool. Tifozët vendas pushtuan fushën e “Old Trafford”, aty ku nuk munguan pankartat kundër pronarëve amerikanë. Për të qetësuar zemërimin e mbështetësve, këta të fundit kanë menduar një dhuratë.

 

Duke festuar një gol me Son

The Sun raporton se drejtuesit e “Djajve të Kuq” kanë nisur sulmin për Harry Kane, një nga qendërsulmuesit më të mirë në botë. 27-vjeçari është lodhur te Tottenham dhe po tenton transferimin në një klub ku mund të fitojë trofe.

United ka gati një ofertë prej më shumë se 100 milion eurosh për klubin londinez. Hapi i parë për të siguruar shërbimet e kapitenit të Spurs dhe kombëtares angleze, për të cilin ka interesim të madh edhe nga jashtë Premier League. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!