Shefi i policisë së Polonisë, Jarosław Szymczyk, është dërguar në spital pasi një dhuratë që mori nga një zyrtar i lartë ukrainas i ka shpërthyer në dorë, tha të enjten ministria e brendshme, sipas The Guardian.
“Ditën e djeshme në orën 7:50 ka ndodhur një shpërthim në një dhomë pranë zyrës së shefit të policisë”, thuhet në një deklaratë. “Një nga dhuratat që kreu i policisë mori gjatë vizitës së tij në Ukrainë më 11 dhe 12 dhjetor shpërtheu.
Szymczyk kishte takuar krerët e policisë së Ukrainës dhe shërbimet e urgjencës shtetërore gjatë vizitës dhe ajo ishte një dhuratë nga një prej shefave të shërbimeve të Ukrainës, tha ministria.
Një punonjës civil në selinë e policisë kombëtare gjithashtu pësoi lëndime të lehta.
“Pala polake i ka kërkuar palës ukrainase të japë një shpjegim”, tha ministria.
/abcnews.al