Rihanna ka postuar në instagram ‘dhuratën’ për fansat, gjatë festave të fundvitit. Një foto në të cilën Rihanna duket më provokuese se kurrë, ‘e veshur’ vetëm me kopertinën e librit të saj.
31-vjeçarja është e ulur në një stol të mbushur me lule, që krijojnë një atmosferë të ngrohtë, në këto ditë të ftohta dimri.
“A e keni parë se çfarë ndodhet midis kapakëve? Merrni edhe ju kopjen tuaj të #therihannabook për të zbuluar më tepër!”-shkruan Rihanna, në foton e saj, në Instagram.
Libri përfshin 1050 foto intime të realizuara nga këngëtarja, përgjatë gjithë jetës së saj. Gjithashtu përfshin edhe foto nga fëmijëria e saj në Barbados, turnet në të cilat ka marrë pjesë në të gjithë botën dhe disa momente të pjesëmarrjes së saj nëpër sfilata apo sete fotografish.
Botimi ka 504-faqe, ku në brendësi është mjaft modest, pasi për fotot është treguar shumë kujdes që të ruhet origjinaliteti i tyre, si në ngjyra edhe në madhësi./abcnews.al