Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dhurata” e Bylisit nderon Besën, jepen verdiktet e Kategorisë së Parë

schedule17:59 - 7 Maj, 2022

schedule 17:59 - 7 Maj, 2022

Bylisi ka festuar me humbje në Ballsh titullin kampion, pasi u mund nga Besa 2-3. Të dyja skuadrat festuan në fund, pasi kavajasit siguruan qëndrimin në Kategorinë e Parë direkt.

Tërbuni e Tomori janë dy skuadra e tjera që shkojnë në playoff. Pukjanët mposhtën pastër 2-0 Korabin dhe në gjysmëfinalet e playoff luajnë me Apoloninë.

Beratasit, që barazuan 1-1 me Pogradecin, e mbyllën në vend të gjashtë dhe Korabi do të jetë rivali i tyre në playoff. Fitueset e këtyre çifteve luajnë mes tyre, për të caktuar ekipin që përballet me vendin e tetë të Superiores.

Pogradeci dhe Turbina janë ekipet që shkojnë në playout. Cërrikasit u mposhtën nga Butrinti i rënë nga kategoria dhe tani do tentojnë të sigurojnë qëndrimin në të Parën duke u ndeshur me ekipet e Kategorisë së Dytë në playout.

KATEGORIA E PARË – JAVA 30

Butrinti-Turbina 1-0
Hyska 53’

Besa-Bylis 3-2
Hyseni 39’, Hoxha 55’, Meçja (pen.) 58’ / Qardaku 14’, 22’

Tërbuni-Korabi 2-0
Mezini 24’, Filipi 65’

Shkumbini-Lushnja 0-3
Canka 3’, 74’, Haxhiu 66’

Maliqi-Burreli 3-0
P.Ivani 59’, Muçollari 67’, Këndezi 84’

Tomori-Pogradeci 1-1
Çaço 56’ / Pengu 62’

Erzeni-Besëlidhja 1-0
Raboshta 2’

Apolonia-Vora 6-1
Krasniqi 8’, Omeri (pen.) 42’, Zoga 51’, Smaçi 60’, Kovaçi 62’, Kananaj 66’ / Balla (pen.) 33’

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!