Dhurata Dora po shijon suksesin e “Ferrari” që publikoi pak ditë më parë, dhe që u prit mjaft mirë nga publiku. Duket se këngëtarja nuk ndalet me kaq këtë verë, pasi ka nisur punën për të sjellë një tjetër hit.
Pas “Lass Los”, Dhurata ka bashkuar forcat për të dytën herë me Azet, artistin me origjinë shqiptare që jeton dhe vepron në Gjermani. Kënga është finalizuar, ndërsa tashmë dyshja ka nisur xhirimet e klipit në Spanjë.
“A jeni gati?”, ka shkruar Dhurata teksa ka ndarë një pjesë të shkurtër të xhirimeve në Instagram. Fama e Dhuratës tejkaloi kufijtë me “Zemër”, bashkëpunimin me Soolking, këngë e cila numëron më shumë se 460 miliom klikime në Youtube. /abcnews.al/