Dhurata 7000 dollarë i ndryshoi jetën. Historia e muzikantit Klajdi Cerriku që sot jep shfaqje në Brodway

schedule11:11 - 27 Nëntor, 2023

schedule 11:11 - 27 Nëntor, 2023

Në emisionin “ABC e mëngjesit” Klajdi Cërriku, pedagog i muzikës në Shqipëri dhe muzikant në koncertet madhështore në SHBA, ka folur për jetë dhe aktivitetet e tij muzikore jashtë vendit.

“Ndodh që në komunitetin shqiptar ndodh të kemi shumë koncerte, por këtë herë audienca ishte amerikane. Ishte një aktivitetit që na bëri bashkë, në Ditën e Falënderimeve. Kjo u prit shumë mirë nga audienca amerikane. Këto janë vepra që mund të prezantohen kudo në çdo vend të botës. Por mua më vjen keq që shumë vepra shqiptare është vështirë të gjenden, pasi nuk ka një arkivë. Për disa vite më është dashur të bëj edhe punë të tjera, por unë në të njëjtën kohë merresha edhe me muzikë, nuk kam hequr dorë”, u shpreh ai.

Gjithashtu ai rrëfeu edhe një moment të veçantë duke treguar se si ishte vlerësuar kur kishte shkuar në fillim në Amerikë edhe pse nuk kishte të ardhura të mira.

“Kur erdha në fillim u hasa me vështirësi si çdo i ri. Këtu nuk kisha asnjë instrument dhe shkoj me një vend për të parë, por çmimet ishin shumë të larta. E pyeta për një fizarmonikë që më pëlqeu dhe i tregova të gjithë historinë. I thashë për të marrë një fizarmonikë me çmim të ulët dhe ai më tha; ‘jo sepse ti meriton të luash me një fizarmonikë të mirë’, tregoi ai.

/abcnews.al/