Dhunuesi i të moshuarve, para gjykatës/ Ilir Nukaj dhunoi çiftin e bashkëshorteve në dyqanin e tyre ushqimor në Fier

schedule11:25 - 16 Tetor, 2024

schedule 11:25 - 16 Tetor, 2024

Ilir Nukaj del sot para gjykatës, pas dhunës barbare ndaj dy të moshuarve në Fier, në dyqanin e tyre ushqimor. Gazetarja Valbona Davidhi tha për “ABC News” se prokuroria e Fierit ka ngritur akuzën për “tentativë vrasje”.

47-vjeçari shkoi në dyqanin e të moshuarve për të blerë pije alkoolike, po kur 80-vjeçari Namik Rustemi nuk pranoi t’ia shesë, Nukaj e ka goditur me grushte në pjesën e kokës si dhe ka shtyre me shqelma bashkëshorten e tij 77 vjeçe.

80-vjeçari ndodhet ende në spital, ndërsa 77-vjeçarja mësohet se është në gjendje më të mirë shëndetësore.

Kur ka ndodhur ngjarja ka pasur dëshmitarë që e kanë parë ngjarjen, por nuk kanë mundur të ndërhyjnë, por kanë njoftuar policinë e cila më pas ka vënë në pranga 47-vjeçarin.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!