SHKODËR- Një 35-vjeçar nga Shkodra është shpallur në kërkim për veprën penale të dhunës.
Sipas policisë, i riu dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes.
Po në Shkodër, një i ri është proceduar në gjendje të lirë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait.
Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur të dyja rastet në qytetin verior./ abcnews.al