Dorëzohen në polici dy motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të cilat goditën me shishe qelqi disa javë më parë modelen Klea Prenga. Ngjarja ndodhi në muajin gusht në një restorant në kryeqytet.
Klea Prenga denoncoi publikisht ngjarjen, duke publikuar foto të plagës në fytyrë dhe duke akuzuar dy motrat Berisha, të cilat u shpallën në kërkim nga policia si të përfshira në ngjarje.
Ndaj Mariela Berisha është ekzekutuar vendimi për vënien nën masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, ndërsa për Antonela Berishan është vënë masa e sigurisë ‘Detyrim paraqitje’.
“Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 09.08.2024, ku në një lokal te Kodra e Diellit, shtetaset Antonela Berisha dhe Mariela Berisha (motra) kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen Klea Prenga, ju njoftojmë se:
Sot më datë 16.10.2024, rreth orës 19:00, këto dy shtetase janë vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Në vijim të veprimeve u bë ekzekutimi i vendimit penal të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë, ndaj shtetases Mariela Berisha dhe masën e sigurimit “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” ndaj shtetases Antonela Berisha.”, njofton policia./abcnews.al